Komuna e Klinës ka njoftuar se ka vënë në zbatim urdhëresën nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për largimin e produkteve me përmbajtjen “Kosovë/o dhe Metohi”
“Pas urdhëresës së lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, që urdhërohet Inspektorati i Tregut, që të kërkoj nga të gjithë Operatoret Ekonomik, që menjëherë të largojnë nga të gjitha produktet etiketën me përmbajtjen, “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovo/a – UNMIK” apo “Kosovo/a- Rezuluta 1244”, Drejtoria e Inspektoratit në Klinë, kanë filluar menjëherë me datën 20 nëntor ,ta zbatojnë këtë urdhëresë , ku kanë hasë produkte me përmbajtjen “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovo/a – UNMIK” apo “Kosovo/a- Rezuluta 1244”, janë urdhëruar që menjëherë t’i largojnë nga shitja ato produkte”, njoftohet nga inspektoriati i Klinës.