Faton Klinaku ka reaguar ndaj Enver Petrovcit, i cili tha se ‘njerëzit e luftës i njohim falë luftës’ sepse në të kundërtën, tha ai, do të ishin vetëm mësues e badigardë.
Zyrtari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së tha sot se po të mos bëhej lufta çlirimtare dhe vendosmëria e Hashim Thaçit në Rambuje, Kosova nuk do të ishte Republikë, raporton Gazeta10.
“Po t’mos bëhej lufta çlirimtare e udhëhequr nga UÇK-ja, dhe po t’mos ishte vendosmëria e Hashim Thaçit në Rambuje, vendi ynë nuk do t’ishte Republikë e qe besa as Krahinë Socialiste Autonome e Kosovës. E njerëzit si Enver Petrovci nuk do t’mërziteshin për popullin e robëruar, vetëm e vetëm që t’përfitonin me rolet e “Gllumacit” në një treg më të madh të quajtur Jugosllavi”.
“Politikanët dhe diplomatët e huaj e kanë quajtur diplomat njeriun e proceseve të arritura deri më tani në Kosovë. E ata që na qenkan gjoja të shkolluar, le ta bëjnë dallimin në mes të politikanit dhe diplomatit”, tha ai.