Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku (OVL-UÇK) ka thënë se Driton Goxhaj nuk është veteran i luftës së UÇK-së dhe se i njëjti nuk ka aplikuar për këtë status.
Klinaku përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se reagimin e tij lidhur me arrestimin e Goxhaj, e ka bërë ndaj Gjykatës Speciale.
Klinaku tutje ka pohuar se që arrestimi i tij është bërë padrejtësisht me akuza sikurse të Haradinajt e Gucatit.
Të hënën me kërkesë të Gjykatës Speciale është arrestuar në Tiranë, Dritan Goxhaj.
Tutje ishte bërë e ditur se Goxhaj do të mbahet i paraburgosur në Shqipëri në pritje të vendimit të autoriteteve shqiptare lidhur me transferimin e tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë.