Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar për konfirmim të aktakuzës edhe ndaj ish-kreut të kësaj organizate, Hysni Gucatit.
Klinaku, përmes ‘Facebook’-ut të tij, ka sqaruar se si Haradinajt, ashtu edhe Gucatit do t’i rëndojë e njëjta aktakuzë, teksa të të dy të apostrofuarve do t’iu konfirmohet më 11 dhjetor.
Klinaku thotë se këtë informacion e ka marrë nga përfaqësuesi ligjor i dy të dyshuarve.
“Në bazë të avokatit të Nasim Haradinajt, Bas Martens, aktakuza është e njëjtë për të dytë dhe me datën 11 dhjetor 2020 iu konfirmohet krerëve të OVL UÇK-së, kryetarit Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj”, ka shkruar ai.