Klinaku: Ka fryrje të listave të veteranëve, por me ndërhyrje politike

Prishtinë | 14 Sht 2016 | 08:24 | Nga

Qeveria thotë se nuk ka më para për të mbuluar të gjitha shpenzimet për pensionet e veteranëve të luftës, për shkak të numrit të madh të tyre. Por, Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Kliniku, ka deklaruar në Orën e Fundit të Klan Kosovës, se Ekzekutivi i ka paratë dhe se nuk guxon t’ua ndalojë pensionet veteranëve të luftës.

“Të hollat janë, por këto janë propaganda politike për ta tërhequr vëmendjen nga ngjarjet aktuale politike”, ka thënë Klinaku. “Qeveria në shumë raste e ka shkelur Ligjin për Veteranët. Dhe, ligji e detyron Qeverinë që të bëjë pagesat. Askush nuk guxon të ndalojë pensionet”.

Klinaku megjithatë e ka pranuar se janë fryrë listat për veteranë, porse, siç thotë ai, kjo ka ndodhur me ndërhyrjen e politikës dhe të vetë partive që janë për momentin në koalicionin qeveritare.

“Ka fryrje të listave, por me ndërhyrje politike”, ka thënë Klinaku.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme