Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka konfirmuar se Hysni Gucati do të lirohet.
Klinaku shtoi se nuk mund të japë më tepër detaje, përveç faktit se brenda dy tre muajve mund të ketë vendim edhe për Nasim Haradinajn, raporton Ekonomia Online.
“Gucati është liruar. Unë dje e mora vesh. Nuk e kam pa vendimin. Haradinaj nuk është liruar, besoj pas 2 3 muajve merret vendim”.