Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se në UÇK ka pasur njerëz qe e kanë dashur LDK-në e Ibrahim Rugovën por nuk kanë pasur të bëjnë asgjë me parti politike.
Klinaku në Pressing të T7 tha se të gjithë e kanë pasur emblemën e UÇK-së dhe kanë zbatuar urdhëresa ushtarake.
“Në Qyqavicë ka pasë njerëz të ndryshëm që dikush e ka dashur edhe LDK-në e Ibrahim Rugovën por emblemen e UÇK-së e kanë pasë dhe kur e ka vendos emblemen ka zbatu urdhëresa ushtarake dhe nuk ka pasë të bëjë fare me parti politike”, tha Klinaku.
Tutje ai tha se urdhërat nuk janë marrë nga Ministria e Mbrotjes por nga Shtabi i Përgjithshëm, përndryshe, sipas tij, nuk do të mund të funksionin në Kosovë
“Nuk është e vërtetë që kanë marrë urdhëra prej Ministrisë së Mbrojtjes por kanë marrë direktiva nga Shtabi i Përgjithshëm përndryshe nuk kishin mund me funksionu në Kosovë, nëse ka qenë në struktura tjera jashtë UÇK nuk ka mund me luftu në Kosovë”, tha Klinaku.