Një person është ndaluar për 48 orë nga Prokurori i Shtetit.
Ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me familjaren e tij.
Lidhur me rastin Prokuroria ka nisur hetimet.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës Shkodra Nikçi.
“Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë të ndërmarrë hapat e nevojshme për hetimin e rastit. Një person është iniciuar si “Kundër integritet seksual”, tha Nikçi.
Ai tha se veprimet e mëtutjeshme do të bëhen të ditura.