Një rrahje mes disa personave u raportua se ka ndodhur mbrëmjen e së dieles mes dy grupeve në Klinë.
Dyshohet se aty u përdor edhe arma e zjarrit. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Lidhur me rastin janë deklaruar nga policia.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova, tha për Klankosova.tv se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë.
“Është hapur rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Ende nuk e kemi asnjë të dyshuar lidhur me rastin”, tha Rugova për Klankosova.tv
Po ashtu nuk dihen ende motivet që kanë çuar deri tek ky konflikt.