Tre persona janë arrestuar pasi që të njëjtit gjatë një proteste nuk ju janë bindur urdhrave dhe kanë penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës duke i sulmuar ata.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 10:40, në Klinë.
Tutje bëhet e ditur se lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë dhe dy nga të dyshuarit.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit gjatë një proteste nuk ju kanë bindur urdhrave dhe kanë penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës zyrtare duke i sulmuar ata. Lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë dhe dy të dyshuar”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.