Në Njësinë e Endoskopisë të Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji, është kryer një intervenim, jo vetëm i suksesshëm, por edhe për herë të parë në institucionet shëndetësore në Kosovë.
Injektimi i parë i Toksinës Botulin është bërë te një i moshuar, i moshës 83 vjeçare, i cili kishte disa vite që ankonte nga vështirësia në gëlltitje (disfagjia), e cila vjen si pasojë të mungesës së kontraksioneve normale të trupit të ezofagut dhe mungesës së relaksimit të sfinkterit të poshtëm ezofageal.Për shkak të problemeve të problemeve shëndetësore kardiake dhe pulmonale, intervenimi operativ te pacienti ishte i pamundur.
Te pacienti u injektua Toksina e Botulinit në 4 vende me nga 20 njësi internacionale, brenda sfinkterit të poshtëm ezofageal, pa asnjë komplikim.
Pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore, gëlltitja ka filluar t’i stabilizohet, derisa është nën përcjelljen e stafit të klinikës.
Metoda e injektimit brenda sfinkterik, është e shpejtë, e lehtë dhe e sigurt për të sëmurin dhe deri tani është kryer vetëm në qendrat e specializuara jashtë vendit.