Klinikat e Kirurgjisë nuk ofrojnë as sot shërbime, vazhdojnë grevën

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Pjesa më e madhe e shërbimeve në Klinikat e Kirurgjisë në QKUK nuk po ofrojnë as sot shërbime. Ndaras nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, kirurgët e QKUK-së janë duke e vazhduar edhe sot grevën

Një pacient i ka thënë “Kohës Ditore” se sot ka pasur termin për një shërbim për të cilin ka pritur që 6 muaj, por nuk e ka marrë me arsyetimin se kirurgët janë në grevë.

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka thënë se është në dijeni për një grup të kirurgëve që nuk po pranojnë të ofrojnë shërbime as sot.

Sipas Sejdiut, dy nga klinikat e Kirurgjisë, ajo Torakale si dhe Kirurgjia e Fëmijëve, nuk i janë bashkuar grevës së sotme.

Siç ka mësuar gazeta, nismën për vazhdimin e grevës e kanë marrë kirurgët abdominalë e që janë përkrahur edhe nga kolegët e klinikave të tjera të Kirurgjisë.

Ndërkaq, Kryetari i Federatës Sindikale të Kosovës, Blerim Syla, ka thënë se zyrtarisht greva ka përfunduar dhe se nuk mbajnë përgjegjësi për veprime të grupeve të caktuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme