Klinikës së mushkërive i ndërrohen shtretërit

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Klinikës së mushkërive në QKUK i janë ndërruar shtretërit.  Kjo është bërë e mundur pas blerjes së 750 shtretërve të rinj për klinikat e QKUK-së.

Shtretërit në këtë klinikë kanë qenë të vjetër dhe që nuk janë ndërruar qe 20 vite. Të kënaqur me ndërrimin e tyre janë edhe vet qytetarët.

Këtë e ka bërë ditur ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, përmes një postimi ne facebook.

Postimi i ministrit Ismaili:

“Qe nëntë ditë s’kam ba gjumë me sy. Shtretërit kanë qenë të këqij, me dërrasa përfundi e dyshekë të vjetër. Kur i pashë që erdhën shtretërit e rinj në korridor, kam qajtë prej gëzimit. Qe, shokët i kam dëshmitarë”, Ismet Maxharraj, 63 vjeç, nga Klina, Klinika e Mushkërive.

Ismeti dhe shokët e tij tash e tutje do ta bëjnë gjumin rehat pasi që Klinikës së Mushkërive në QKUK ia kemi ndërruar shtretërit nga kontingjenti prej 750 shtretërve, që i kemi blerë për të gjitha klinikat. Është për keqardhje që për shumë dekada qytetarëve tanë u është dashur të qëndrojnë në kushte të tilla, por kësaj epoke i erdhi fundi. Nuk do të ndalemi deri në realizimin e misionit për një shëndetësi me qendër qytetarin!

Të ngjashme