Wladimir Klitschko i është bashkuar vëllait të tij, Vitali, në mbrojtje të atdheut.
Ish-kampioni i botës iu bashkua vëllait, i cili është major aktual i Kievit.
Përmes një videoje, Wladimir Klitschko iu adresua botës, duke i kërkuar ta ndalojnë këtë luftë.
“Unë jam Wladimir Klitchko dhe po i adresohem tërë botës për ta ndaluar këtë luftë që Rusia e ka nisur. Sot, civilët janë goditur nga raketat. Me operacione speciale civilët po vriten dhe po ndodh në zemrën e Evropës. Nuk ka kohë për të pritur sepse do të çojë në katastrofë të njerëzimit. Duhet të veproni tani, të ndaloni agresionin rus me çdo gjë që mundeni, tani. Pas një ore ose nesër mund të jetë shumë vonë. Ju lutem, veproni tani, mos prisni. Veproni tani, ndalojeni këtë luftë”, tha Klitschko.
Rusia e nisi të enjten sulmin ushtarak ndaj Ukrainës dhe nuk e ka ndërmend të ndalet derisa ta pushtojë krejt vendin.