Klitschko: Ne po e mbrojmë qytetin tonë, rusët po mundohen të na shkatërrojnë

| 26 Shk 2022 | 12:05 | Nga

Vitali Klitschko vazhdon të bëjë postime në rrjetet sociale teksa gjendet në kryeqytetin ukrainas, Kiev, në të cilin po zhvillohen luftime të ashpra ndërmjet ukrainasve dhe rusëve.

Kryebashkiaku i Kievit, ish-kampion botëror thotë se ukrainasit po e mbrojnë vendin e tyre me krenari dhe me plot sakrifica ndaj agresionit rus.

“Ne po e mbrojmë qytetin tonë. Ata po mundohen ta shkatërrojnë Kievin dhe vendin tonë. Ne duhet të durojmë. Lavdi Ukrainës”, ka shkruar Klitschko në “Twitter”.

Ai, së bashku me vëllain e tij, Wladimir, i janë bashkuar ushtrisë ukrainase në mbrojtje të atdheut.

Luftimet në Kiev kanë filluar qysh dje pasi ushtrua ruse e rrethoi kryeqytetin ukrainas.

Popullata është furnizuar me armatim për t’ju kundërvënë agresorit rus.

Të ngjashme