Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka reaguar ashpër pas mjoftimit se Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSh) do të dyfishohet pas Vitit të Ri.
Klokoqi ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Muratit, në tavolinë atij dhe disa përfaqësuesve të tjerë të gastronomëve, iu kishte premtuar se TVSH-ja do të qëndrojë 8% sa të jetë pandemia.
Tutje, ai ka thënë se jo që nuk kanë marrë ndihmë, por tashmë po fundosen.
“Morre RRENC, ne tavoli me ke premtu mu e atyre qe ishin me mua qe TVSH-ne ki me vazhdu ne 8% sa te ekziston pandemia. Jo që nuk na ndihmuat por edhe po na fundosni”, ka shkruar Kllokoqi në faqen e tij në Facebook.
“Eshte hera e parë qe nje politikan me rren ne sy, mfalni per shprehjen RRENC po pernime jom ZHGENJY”.
Ky reagim i Kllokoçit ka ardhur pasi ministri Hekuran Murati ka thënë se nga 1 janari TVSH’ja pë r gastronomët do të shkojë në 18 për qind.