Klodian Braho zëvendëson Altin Dumanin në krye të SPAK-ut

Prishtinë | 11 Dhj 2025 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Prokurori Klodian Braho është zgjedhur si pasues i Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Braho mori 7 vota nga 11 anëtarët të KLP, kandidati tjetër Adnan Xholi mori 3 vota, Elvin Gokaj mori vetëm një votë ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.

Braho pason në detyrë Altin Dumanin dhe do të qëndrojë nga data 19 dhjetor për tre vitet e ardhshme në krye të këtij institucioni.

Të ngjashme