Feronikeli ka caktuar nga sot (e martë) Klodian Duro, si kryetrajner të ri të klubit.
Duro vjen si pasardhës i Afrim Tovërlanit, duke nënshkruar për dy vitet e ardhshme me FC Feronikelin.
Klodian Duro, ish-futbollist i Kombëtares Kuq e Zi, duke fituar si futbollist, 4 herë Kampionatin e Shqipërisë, nga 3 herë Kupën dhe Supërkupën shqipëtare dhe 1 herë Kupën Qipriote.
Profesionin e trajnerit e filloi menjëherë pas pensionimit nga futbolli aktiv, duke marrë drejtimin e Kukësit, klub me të cilin arriti ta fitonte Kupën e Shqipërisë në sezonin e tij të parë.
Duro ka drejtuar edhe skuadrat si Kamza e Luftëtari, e nga sot merr drejtimin e Feronikelit.
Skuadra momentalisht gjendet në pushim pas pauzës së rezervuar për kombëtare, ndërsa trajneri i ri do të takohet me futbollistët gjatë ditës së nesërme.
Si futbollist, me Kombëtaren Kuq e Zi, ka zhvilluar gjithsej 78 ndeshje, duke realizuar 6 gola.