Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë në Shqipëri

Prishtinë | 03 Sht 2026 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Klodiana Spahiu është zgjedhur nga kryeministri Edi Rama për të marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri.

Spahiu do të zëvendësojë Evis Salën, e cila dha dorëheqjen një ditë më parë gjatë mbledhjes së qeverisë. Spahiu është deputete e Durrësit nga radhët e Partisë Socialiste si dhe nënkryetare e Kuvendit.

Klodiana Spahiu ka lindur në 22.05.1973 në Durrës dhe ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme, në vitin 1997, sipas informacioneve mbi profilin e saj publikuar në faqen zyrtare të Partisë Socialiste.  Më pas, në vitin 1998-2002 është specializuar në fushën e kardiologjisë, në po të njëjtin departament pranë QSUT-së “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Ajo ka kryer një sërë specializimesh ndër vite, si në fushën e kardiologjisë joinvazive:

Ekokardiografi, PU-EKG, Eko-doppler e karotideve, pranë Universitetit Katolik: “Sacro Cuore”,Facolta di Medicina e Chirurgia Agostino Gemeli, Romë, Itali, shkruan A2CNN.

Në 2003-2004 studioi në shkollën pasuniversitare SH.P.U, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Departamenti i Lëndëve Paraklinike. Gjatë periudhës tetor 2005 – dhjetor 2005 ka kryer specializim në fushën e Kardiologjisë Invazive, kateterizimi i zemrës dhe koronarografinë e zemrës, pranë Spitalit “Santa Chiara”, Pisa, Itali.

Të ngjashme