Trajneri i Chelseat, Frank Lampard ka hedhur poshtë kritikat e trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili akuzoi Blutë dhe Manchester Cityn për shpenzimet e tyre gjatë verës.
Klopp foli para disa ditësh për media dhe bëri të qartë se klubi që ai drejton nuk mund të shtyhet me klube si Chelsea dhe City për shpenzime.
Megjithatë, i menjëhershëm ka qenë reagimi dhe mbrojtja e Lampard për ekipin e tij.
“Nuk jam i interesuar për njerëz të tjerë; njerëzit e tjerë mund të flasin nëse ne jemi sfiduese apo jo”, ka thënë fillimisht Lampard në një konferencë shtypi.
“Për mua, ne kemi përfunduar shumë pikë prapa Liverpoolit dhe Manchester Cityt në dy sezonet e fundit, ashtu si të gjithë të tjerët, kjo është mënyra në të cilën ka kaluar liga”.
“Pra, ne duhet së pari të shohim mbylljen e hendekut dhe të ndërtojmë besim, duke e bërë ekipin të punojë mirë së bashku. Unë nuk jam duke kërcyer përpara dhe duke bërë ndonjë parashikim mbi sezonin tonë”.
“Unë lulëzoj nga ato presione dhe i shijoj ato. E kuptoj natyrën e ndryshme të presionit që vjen këtë vit. Kjo është arsyeja pse më pëlqen ta bëj atë”.
“Nuk hyra në këtë punë për të luftuar për vendin e katërt, megjithëse e di vitin e kaluar se ishte një arritje dhe një nga qëllimet tona që ne synuam”.
“Nuk hyra për të sjellë vetëm lojtarë të akademisë në ekipin e parë dhe për të thënë kam bërë debutime për shumë lojtarë, kam ardhur këtu për të fituar”, përfundoi trajneri i Bluve.