Jurgen Klopp refuzoi të ishte tepër kritik ndaj skuadrës së tij pasi lejuan një epërsi prej tre golash në fitoren e tyre në Ligën e Kampionëve ndaj Salzburgut – dhe insistoi që tani gjithçka është hapur në grupin E.
Mohamed Salah shënoi dy herë me Sadio Mane dhe Andrew Robertson që gjithashtu realizuan pasi kampionët evropianë mezi fituan 4:3 ndaj Salzburg, pavarësisht epërsisë së tre golave.
Barazimi i skuadrës italiane me Genk do të thotë se ‘Të Kuqtë’, të cilët janë zhvendosur në vendin e dytë mbi Salzburg, janë vetëm një pikë larg nga në vendi i parë, transmeton lajmi.net.
“Është më mirë të mësosh gjatë ndeshjes sesa të flasim pasi të përfundojë”, tha Klopp për BT Sport.
“Mendova se ishim të jashtëzakonshëm në 30 minutat e para, pastaj sistemi i Salzburgut ndryshoi dhe ne e humbëm topin në mënyrë që të na shkaktonin probleme”.
“Momenti ndryshoi dhe ishte vërtet e vështirë të futeshe nën ritmin e lojës. Duhet të prisnim derisa ata të kishin shënuar golin e tretë, atëherë ne ishim në gjendje të goditnim përsëri”.
“Unë nuk jam i zemëruar – pasi pashë që ne luajtëm vërtet mirë dhe u kthyem në lojë atëherë kur duhej”, përfundoi tekniku gjerman.