Klopp dhe Azpilicueta ishin afër një përplasje pas ndeshjes, por u mirëkuptuan dhe përfunduan me një përqafim

Prishtinë | 29 Gus 2021 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp u përplas me kapitenin e Chelseat, Cesar Azpilicueta në fund të ndeshjes e cila përfundoi me barazim 1-1 të shtunës mbrëma.

Liverpooli dhe Chelsea barazuan në derbin e javës së tretë në Ligën Premier, në një ndeshje që u përshkua herë pas here me tensione.

Pas përfundimit të ndeshjes, menaxheri Thomas Tuchel dhe lojtarët e tij dukeshin të kënaqur me piken e fituar, ndërsa Klopp dhe Liverpooli i tij u shfaqen të brengosur paksa me rezultatin.

Dyshja fillimisht dukeshin të tensionuar dhe debatonin me një ton të lartë dhe gjuha e trupit nuk tregonte gjera pozitive.

Megjithatë, trajneri i Reds dhe kapiteni i Bluve i tejkaluan dallimet e tyre me shpejtësi dhe buzëqeshën dhe u përqafuan para se të ndaheshin.

Të ngjashme