Jurgen Klopp e ka pranuar se kishte qarë gjatë paradës së Liverpoolit me trofeun e Ligës së Kampionëve të dielën në Liverpool.
Pasi e mundi 2:0 Tottenhamin në finalen e Madridit të shtunën për ta fituar titullin e gjashtë në histori të klubit, Liverpooli e vazhdoi festën para mijëra tifozëve në qytetin e vet të dielën.
Klopp, të cilit thuhet se do t’i ofrohet kontratë e re në Anfield, u emocionua kur e pa përkrahjen e madhe për të kuqtë për suksesin në Evropë.
“Nuk mund ta përshkruaj vërtet sepse kam qarë paksa. Ajo që njerëzit bën (në paradë) ishte marramendëse”, tha Klopp për uebsajtin e klubit.
“Duhet të kesh kontakt të drejtpërdrejt sy me sy për ta kuptuar se çfarë do të thotë (ky trofe) për ta. Është moment prekës të jem i sinqertë. Është mahnitëse”, shtoi ai.