Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, beson se është çmendur se sa e fortë do të jetë Liga e Kampionëve në sezonin e ri 2019/20.
Shorti për fazën grupore të garës më prestigjioze evropiane për klube do të mbahet sonte në Monaco, me skuadrën e Kloppit që është duke u bërë gati ta mbrojë titullin e fituar sezonin e kaluar.
Se sa e fortë do të jetë gara në këtë edicion të Ligës së Kampionëve tregon edhe fakti se Real Madrid, Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Napoli, Shakhtar Donetsk, Tottenham, Ajax dhe Benfica ndodhen në vazon e dytë.
Klopp, skuadra e të cilit e mposhti Tottenhamin në finalen e sezonit të kaluar, beson se këto ekip duhej të ishin në vazon e parë.
“Nuk mendoj se ka pasur vazo të dytë më të fortë se kjo ndonjëherë. Është thjesht çmenduri”, tha Klopp.
“Ato duhet të jenë në vazon e parë, pro nuk i zënë të gjitha aty. Po ashtu mendoj se nuk kemi pasur as vazo të tretë më të fortë se kjo”, shtoi ai.
Klopp beson se shumë ekipe do të kenë mundësi për titull këtë vit, përfshirë Bayern Munichun, Juventusin dhe PSG-në.