Trajneri i Liverpulit, pas fitimit të titullit të Ligës së Kampioneve kundër Tottenhams, hoqi ndalimin që ai bëri në 2016 për të gjithë lojtarët e këtij klubi, me përjashtim të kapitenit Jordan Henderson.
Në vitin 2016, Jurgen Klopp ua ndaloi lojtarëve të preknin shenjën e njohur “Ky është Anfield”, i cili ndodhet në dalje nga tuneli.
Më pas ai shpjegoi se lojtarët nuk kanë nevojë ta prekin derisa të fitojnë një trofe.
“Kjo është një shenjë respekti. Këtë shenjë do ta prekim kur të fitojmë diçka, pasi ky është një klub i madh”, tha ai.