Trajneri i Reds beson se e ardhmja e egjiptianit është në ekipin e tij
Jurgen Klopp insiston që Liverpool dhe Mohamed Salah janë në rrugë të mirë që e ardhmja e sulmuesit të jetë në klub, derisa negociatat për një kontratë të re do të vazhdojnë.
Salah ka vetëm 18 muaj në kontratën e tij dhe bisedimet për të ardhmen e tij në Liverpool kanë fituar vëmendje këtë javë pasi që ai bëri një intervistë me GQ, ku e bëri të qartë se ai nuk “po kërkon” që klubi “të bëjë gjëra të klubit”.
E ardhmja e 29 vjeçarit në Liverpool ka qenë në qendër të vëmendjes shumicën e këtij sezoni, me Klopp që është pyetur për situatën e lojtarit edhe këtë të mërkurë.