Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i ka lavdëruar lojtarët e rinj të skuadrës së tij, të cilët arritën të sigurojnë fitore bindëse me rezultat 6:0 në ndeshjen miqësore kundër Blackburnit.
Gjatë përgatitjeve për kthimin e Premierligën më 17 qershor, Liverpooli e ka pasur mundësinë të zhvillojë ndeshje miqësore kundër klubeve të Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli.
Përderisa Arsenali pësoi disfatë me rezultat 3:2 kundër Brentfordit, befasi të tilla nuk pati në ndeshjen e Liverpoolit, pasi që djemtë e Kloppit siguruan fitore bindëse – gjë që e gëzoi trajnerin gjerman.
“Është shumë e këndshme. Nuk po flas vetëm për golin e Leighton Clarkson, por për situatat në të cilat ai e vendoste veten. Mendoj se pasimi i parë ishte mes dy sulmuesve, ai shkoi në pozitën e gjashtëshit, ku ndihet i qetë”, ka thënë Klopp.
“Mund t’u mësojmë këtyre djemve shumë, por edhe ata duhet të sjellin shumë në skuadër. Natyrisht, baza e Leighton nuk është e keqe dhe edhe Jake Cain luajti shumë mirë. Të gjithë ata luajtën shumë”. /GE