Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit, ka mbrojtur Ole Gunnar Solskjaerin, që u kritikua pas humbjes mbrëmë nga Leicester City, për shkak se ndërroi pothuajse gjithë 11-shen startuese.
“Formacioni i Manchester United ishte ai që unë prisja. Ata luajnë të dielën, të martën dhe të enjten. Ky është një krim. Nuk është faji i Ole dhe i lojtarë të tij. Edhe unë do të kisha bërë të njëjtën gjë”, ka thënë Klopp mes të tjerash në konferencë.