Trajneri i Liverpoolit është njëri prej katër trajnerëve të preferuar në vend të Ronald Koemanit
Barcelona po mendon qysh tash për pasardhësin e Ronald Koemanit.
Gjiganti katalunas e ka ndarë mendjen dhe do të ndahet me trajnerin holandez, të cilit ia dha edhe një rast së fundmi.
Dhe, mediat spanjolle shkruajnë se “Blaugrana” i kanë tashmë katër opsione për trajnerin e ri.
Njëri prej tyre është edhe trajneri aktual i Liverpoolit, Jurgen Klopp.
Sipas “El Nacional” Barça pasi të ndahet me Koemanin mund ta marrë një trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit.
E më pas do t’ia mësyjë ish-trajnerit të Borussia Dortmundit.
54 vjeçari mund të largohet nga Liverpooli gjatë verës tjetër pas eksperiencës së jashtëzakonshme në “Anfield Road”.
Me Kloppin, “Reds” e fituan Ligën e Kampionëve dhe Premierligën.