Klopp pas humbjes së thellë ndaj Atalantas: Ishte një ndeshje vërtetë e keqe

Prishtinë | 12 Pri 2024 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli ka pësuar humbje të thellë në shtëpi 0:3 nga Atalanta, në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Evropës.

Kësisoj, Liverpooli është pothuajse jashtë kësaj gare, pasi në ndeshjen e kthimit i duhet të bëjë një përmbysje të madhe në Bergamo.

E kjo ndeshje nuk i pëlqeu aspak trajnerit Jurgen Klopp, shkruan Gazeta Express.

Ai pas humbjes tha se nuk ka asnjë gjë pozitive për të thënë.

“Ishte një ndeshje vërtetë e keqe, o Zoti im… Dua vetëm t’i them urime Atalantas. Nuk kam asnjë gjë pozitive për të thënë”, u shpreh trajneri gjerman.

Të ngjashme