Jurgen Klopp ka thënë se Bayern Munich triumfoi në Ligën e Kampionëve me anë të fatit.
Bavarezët fituan 1-0 kundër Paris Saint-Germainit me golin e vetëm të shënuar nga Kingsley Coman.
Trajneri i Liverpoolit deklaroi se Hansi Flick e kishte të pamundur që të shkruante historinë brenda tetë muajsh në krye të skuadrës, por që ishte me fat.
Festa e Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve (Foto: Matt Childs/Pool via Getty Images/Guliver)
“Është e pamundur që të shkruhet historia brenda tetë muajsh”, ka thënë Klopp për ZDF për FLick.
“Hansi kishte fat të mjaftueshëm për të bërë një punë të mirë, derisa ishte asistent i Niko Kovac, Një punë e mirë”.
“Të dy finalistët janë top skuadra. Bayerni ishte me fat, mirëpo nuk iu dasht shumë punë. Ata e merituan të fitonin trofeun”, ka shtuar më tej gjermani.