Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i ka sqaruar komentet e tij lidhur me zgjedhjen e Juventusit si favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Strategu gjerman u citua nga The Guardian të ketë thënë se e ka konsideruar kampionin italian favorit për garën më të madhe evropiane, porse tash nuk e ka të qartë se Bianconerët nuk janë së paku 10 pikë para rivalëve në Serie A.
“Ata e kanë skuadrën më të madhe që kam parë në jetë; lojtarë cilësorë po ashtu, është e jashtëzakonshme”, ishte shprehur ai.
Në ndërkohë kishte reaguar trajneri i Zonjës së Vjetër, Maurizio Sarri, duke thënë se Klopp po bënte lojë psikike dhe po bënte presion mbi Juve, porse trajneri i Redsave ka thënë se ky nuk ishte qëllimi i tij dhe e ka sqaruar deklaratën.
“Nuk kam dashur ta vë në presion Maurizion. Unë nuk i bëj këto lloj lojërash psikike. Nganjëherë nuk mendoj para se të flas, prandaj ndodh diçka e tillë. Kam thënë se nuk e di pse Juve nuk është 10 pikë përpara në ligë. E kam parë Lazion kundër Interit dhe kjo ishte arsyeja. Këto dy ekipe janë arsyeja (pse Juve nuk është shumë përpara).
“Nuk kam dashur të vë presion mbi Maurizion, e respektoj absolutisht shumë dhe u gëzova kur e dëgjova reagimin e tij, duke thënë se jam zbavitës. Ndodh që them gjëra që askush nuk duhet t’i marrë shumë seriozisht”, ka shtuar Klopp.