Klopp tregon pse e zëvendësoi Salahun me Shaqirin

Prishtinë | 30 Sht 2018 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka pranuar se e largoi Mohamed Salahun nga loja kundër Chelsea për shkak se luajti dobët, por insiston se nuk është i brengosur me formën e tij në përgjithësi.

Salah, i cili pati një sezon madhështor edicionin e kaluar, po e ka të vështirë ta përsërisë të njëjtën edhe këtë sezon, transmeton Express.

Egjiptiani i coi dëm dy raste të mira në pjesën e parë të ndeshjes së Premierligës që Liverpooli e barazoi 1-1 me Chelsean, dhe pati vështirësi të kombinonte me Roberto Firminon, para se të zëvendësohej nga Xherdan Shaqiri në pjesën e dytë.

Salah i ka shënuar vetëm tri gola në të gjitha garat këtë sezon, por trajneri i tij insiston se ai mbetet lojtar i klasit botëror, i cili do ta kalojë këtë periudhë të vështirë.

“Zëvendësimi ishte taktik, ai nuk ishte i lënduar. Nuk ishte ndeshja më i mirë e karrierës për Mo”, tha Klopp në konferencë për media.

 

Të ngjashme