Klopp zbulon listën me 26 emrat që udhëtojnë në Madrid

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka konfirmuar listën me 26 emrat që do të udhëtojnë drejt Madridit, para finales së madhe të Ligës së Kampionëve.

Liverpool ka emëruar listën me 26 emrat për kampin stërvitor që do të mbahet në Marbella.

‘The Reds’ do të kalojnë gjashtë ditët e ardhshme në Spanjë, duke u përgatitur për finalen e Ligës së Kampionëve, që do ta luajnë kundër Tottenham Hotspur, në Madrid, transmeton lajmi.net.

Skuadra që do të niset nga’John Lennon Airport’ të hënën në mbrëmje. Në këtë grup bëjnë pjesë 26 lojtarë të cilët do të stërviten në Andaluzi.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell listën e plotë të Liverpool që do të marrë pjesë në këtë kamp stërvitor, para finales së madhe.

Alexander-Arnold, Alisson, Brewster, Fabinho, Firmino, Gomez, Henderson, Jones, Keita, Kelleher, Lallana, Lovren, Mane, Matip, Mignolet, Milner, Moreno, Origi, Oxlade-Chamberlain, Robertson, Salah, Shaqiri, Sturridge, Van Dijk, Ëijnaldum, Ëoodburn. 

Të ngjashme