Kloppi la Liverpoolin “për t’u bërë” fizioterapeut te Shakhtari

Prishtinë | 31 Kor 2024 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Jurgen Klopp theu zemrat e miliona fansave të Liverpoolit sivjet kur njoftoi që pas përfundimit të stinorit do të largohej nga klubi pas tetë vjetësh.

Ai më vonë u përfol herë për një rol si analist televiziv, herë se do të merrte përsipër kombëtaren amerikane apo atë kanadeze.

Mirëpo, gjëja më konkrete këto muaj po del që ai po do të zhvendoset në të nxehtin spanjoll ku do ta ketë rezidencën e tij, dhe t’i gëzojë këto “vite pensionimi”.

Megjithatë, gjermani karizmatik vijon të jetë i pranishëm në diskutime, e nganjëherë edhe në shaka virale si kjo e fundit.

Fizioterapeuti i Shakhar Donetskut, Igor Grskoviq, ndonëse më i vjetër në moshë, po përmendet për ngjashmërinë e madhe në stil me fituesin e njëfishtë të Ligës së Kampionëve.

Të ngjashme