Shumë skuadra nga Premier League kanë shprehur interesim për mesfushorin e Milanit, Franck Kessie ka raportuar të hënën sajti italian “Calciomercato”.
Kessie ende nuk e ka rinovuar kontratën që i skadon vitin e ardhshëm duke lënë të hapur mundësinë e largimit nga Milani në fund të sezonit. Bëhet e ditur se agjenti i Kessiet, tashmë është kontaktuar nga disa skuadra angleze dhe gjasat janë të mëdha që mesfushori të vazhdojë karrierën në Premier League.
Kessie 24-vjeçar ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe kartoni i tij, aktualisht vlerësohet rreth 40 milionë euro. Kessie këtë sezon ka treguar paraqitje të mira te Milani duke shënuar 11 gola dhe asistuar pesë herë në 42 ndeshje në të gjitha garat.
Ai është pjesë e Milanit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Atalanta.