Klubet e boksit nga New Yorku po luftojnë për mbijetesë

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Ish-kampionia e peshave të lehta në boks, Heather “The Heat” Hardy, qëndron në një cep të rrugës së Brooklynit e veshur me rroba të stërvitjeve. Ajo ka në duar dorëzat stërvitëse derisa në qafë dorëzat me të cilat bokson në ring. Përderisa këmbësorët me maska në fytyrë ecin përgjatë trotuarit, ajo përpiqet t’i bindë ata të bashkohen në një sesion stërvitjeje në ambient të hapur dhe me diell, shkruan BBC.

Boksi ka qenë gjithmonë një karrierë e vështirë, por në moshën 38-vjeçare, si një nënë e vetme e një vajze 16-vjeçare, rrugët që e nxorën në pah talentin e Hardyt tani po dëshmohen si strehimi i saj i vetëm. Si të gjithë luftëtarët udhëtues, edhe Hardy flet për boksin – që e vlerëson si një sport shumë të mirë.

“Në New York ne punojmë nga pagesa në pagesë, kuptoni”, thotë Hardy. “Kam lindur dhe jam rritur në Brooklyn dhe këtë gjithmonë e kam parasysh. Kështu që do ta tejkaloj edhe këtë situatë”.

Mirëpo, optimizmin e saj e përgënjeshtron fakti se palestra në lagjen Gleason – një ikonë kulturore e qytetit që është edhe burimi i të ardhurave nga stërvitjet private të Hardyt dhe meçet që i zhvillon ekipi i boksit – është mbyllur nga shteti që nga muaji mars shkaku i përhapjes së koronavirusit dhe ende nuk ka ndonjë shenjë se do të rihapet.

“Krahas stërvitjeve në palestër, më mungojnë shumë edhe shakatë”, thotë Hardy për kolegët e saj të ekipit, të cilët para pandemisë stërviteshin dhe jepnin mësime në palestër deri në 12 orë në ditë, gjatë gjashtë ditëve të javës.

Gjithashtu, janë humbur edhe mundësitë e tjera. Dy meçet që Hardy i kishte rezervuar për të boksuar këtë vit, njëra prej të cilave ishte mundësi për titull, u anuluan me shpërthimin e hovshëm të koronavirusit. Pa kursime për të shpenzuar ose mësimet e boksit për t’i shtuar të ardhurat e saj, dalja e Hardyt në rrugë është shpresa më e mirë për të.

Është një klithmë larg nga lufta e saj e fundit në “Madison Square Garden”, ku ajo pësoi humbjen e parë të një karriere të guximshme prej 23 meçeve, duke humbur nga kampionia e përkohshme botërore dhe shoqja e saj nga Brooklyni, Amanda Serrano, në një meç që u transmetua edhe në televizionet ndërkombëtare. Meçet jashtë SHBA-së po rikthehen, por pa qasje te trajnerët e saj, apo një ring për t’u stërvitur, Hardy do të jetë e detyruar t’i marrë parasysh ofertat për meçe që mund të jenë të rrezikshmërisë së lartë.

Historia e boksieres Hardy më së miri e personifikon gjendjen e vështirë të boksit profesionist në Empire City gjatë këtij viti. Pozicioni i “Madison Square Garden” si Mekka e parë e sportit, e bëri New Yorkun një epiqendër për këtë sport në vitet e kaluara, por nga kulmi që e pati në vitin 1920 ka pasur një rënie të vazhdueshme të këtij sporti në New York për çdo dekadë që kalon. Prej 25 palestrave profesionale të boksit që ekzistuan në pesë bashkitë gjatë viteve ‘70, tani kanë mbetur vetëm një pjesë e vogël. Këto vende ikonike për djersitje dhe stërvitje – ku dijen për boksin e ushqenin kolosët si Sugar Ray Robinson, Jake LaMotta e Riddick Bowe – tashmë ishin duke u lëkundur para se të mbylleshin. Mbyllja e tyre e detyruar, pa tërhequr vëmendjen ose pa u përmendur në masat e rihapjes me faza nga ana e shtetit, do të thotë se të gjithë boksierët tani janë në vështirësi të mëdha.

Image

Të ngjashme