Të dy klubet angleze, Manchester City dhe Manchester United, i kanë hyrë betejës për ta përvetësuar sulmuesin portugez, Joao Felix.
Për shkak të aftësive sulmuese të 19 vjeçarit, tani ai po konsiderohet nga bashkë-lojtarët si “Ronaldo i Ri”, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Ndër skuadrat e interesuara që të nënshkruajnë kontratë me të janë edhe Chelsea, Tottenham dhe Benfica.
Çmimi i futbollistit në fjalë është 115 milionë euro.