Florian Thauvin duket se mund të largohet nga Olympique Marseille në fund të këtij stinori pas interesimit nga dy gjigantët italianë, Inter dhe Milan, sipas France Football.
Të dyja klubet e Milanos janë vënë pas tij teksa 26 vjeçari është në bisedime me skuadrën e tij aktuale për një largim të mundshëm gjatë verës.
Sidoqoftë, ato nuk janë të vetmet që duan t’i sigurojnë shërbimet e tij, pasi që për një gjë të tillë duket se në garë është edhe Napoli.