Pas përfundimit të sezonit 2017/18, mediat në Itali kanë bërë një hulumtim për klubet evropian që kanë më së shuti shikues në stadiume.
Rezultatet e hulumtimit edhe kësaj radhe për shumë do të jetë befasuese, meqë nuk janë në sinkronizim me numrin e ndeshjeve të klubeve përkatëse që shfaqen live në rrjete televizive.
Nëse për shembull themi që klubi më i shikuar në Itali është Interi dhe shtatë klube gjermane kanë më shumë shikues në mesatare sesa PSG, këto janë të dhëna frapante dhe tregojnë se besnikëria ndaj klubit dhe kultura e tifozëve nuk mund të blihet me para të sheikëve, tregtarëve të naftës ose biznismenëve të ndryshëm amerikanë ose aziatikë, transmeton Insporti.
Tabela e publikuar në mediat është në gjuhën italiane dhe shihet se Borussia Dortmund është klubi me më së shumti shikues në Evropë, i pasuar nga Bayerni, Stuttgarti është i 11-ti dhe Juventusi nuk është ndër 30 të parët.