Klubi anglez synon ta përforcojë fazën ofanzive me futbollistët e Real Madridit
Evertoni po planifikon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit.
Klubi anglez ia ka mësyrë La Ligas, më saktësisht kryeqytetit spanjoll.
Sipas mediumit “Defensa Central”, klubi nga Liverpooli e kërkon dyshen e Real Madridit, Isco dhe Luka Jovic.
Trajneri Rafa Benitez ka kërkuar përforcime në fazën ofanzive.
Dhe, spanjolli i do në “Goodison Park” dy lojtarët në fjalë, qoftë edhe në formë huazimi.
Isco ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Realit.
Kurse, Jovic është i lidhur me “Los Blancos” deri në vitin 2025.