Botafogo, klubi historik i kampionatit brazilian të futbollit, zbret zyrtarisht në Serinë B për herë të tretë në historinë e tij, pas humbjes së 18-të në 34 ndeshje, e fundit kundër Sport Recife (1-0) në Rio de Janeiro.
Klubi karioka më pas njoftoi shkarkimin e trajnerit Eduardo Barroca, 38 vjeç, i cili kishte mbërritur në stol më 27 nëntor.
Botafogo, ku kanë luajtur legjenda të tilla si Garrincha dhe Jairzinho, është në krizë të thellë financiare dhe problemet e kësaj skuadre u shtuan për shkak të pandemisë së koronavirusit, që vonoi fillimin e kampionatit 2020/21.
Kampion i Brazilit në vitet 1968 dhe 1995 dhe fitues po dy herë i Copa Libertadores (1963 dhe 1973), klubi nga Rio do të kthehet në divizionin e dytë, ku ka luajtur tashmë në vitet 2003 dhe 2015 dhe ku do të gjejë një klub tjetër të madh në vend, Cruzeiro, i rënë nga kategria për herë të parë në histori në vitin 2019.