Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje

Prishtinë | 29 Nën 2024 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të shoqatës sportive të Policisë së Kosovës (PK), klubi i karatesë së PK-së, dje me datën 28.11.2024 ka marr pjesë ne Kampionatin Mbarëkombëtar të Karatesë që u mbajt në Tiranë.

Bëhet e ditur se aty kanë marrë pjesë klube nga trojet shqiptare, si Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ku klubi i PK-së është paraqitur në dy disiplina (KATA dhe KUMITE), gjithsej në katër kategori dhe ka arritur të sigurojë po aq medalje:

Senior Kata – vendi i dytë

Senior Kumite – vendi i tretë

U21 Kata – vendi i tretë

U21 Kumite – vendi i tretë

“Edhe pse konkurrenca ishte shumë e fortë, me disiplinën dhe profesionalizmin e treguar janë  siguruar medalje në secilën kategori, e kjo dëshmon punën dhe angazhimin e palodhshëm të garuesve të PK-së”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme