Vedat Muriqi i ka ditët e numëruara te Lazio, ku ka bërë vetëm 43 paraqitje, ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar 2 asiste.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës është rrugës për t’u largua pasi nuk arriti të përshtatej as me Mauricio Sarrin.
Gazetari i njohur italian, Gianluca di Marzio raporton se ekipi i njohur rus, CSKA Moscow është në bisedime me sulmuesin kosovar.
Sipas mediave në Itali, për 27-vjeçarin kanë shprehur interesim edhe shumë klube, disa nga Premierligë e disa nga Turqia.
Sipas Sky Italia, Leeds United ka bërë tashmë ofertë për sulmuesin, derisa e duan edhe WBA e Hull City.