Klubi italian e sheh yllin kosovar si pasardhës ideal të Jose Callejonit, i cili pritet të largohet nga “San Paolo”
Milot Rashica sipas të gjitha gjasave është duke e kaluar sezonin e fundit në Werder Bremen.
Ylli kosovar është në kërkim të një eksperience të re pasi shkëlqeu në dy sezonet e fundit në Gjermani.
Kohëve të fundit, interesim për vushtrriasin kanë shfaqur dy klubet angleze, Liverpool dhe Aston Villa.
Mirëpo, e përditshmja italiane “Corriere dello Sport” shkruan se interesim për përfaqësuesin kosovar ka shprehur edhe Napoli, përcjell Gazeta Express.
Klubi nga Serie A e sheh futbollistin ofanziv si zëvendësues ideal të Jose Maria Callejonit.
Rashica mund të luajë në të dy krahët dhe mund t’i kryejë shumë punë Napolit.
Ai i ka zhvilluar 24 ndeshje këtë sezon me Werderin në Bundesligë dhe në Kupën e Gjermanisë.
Miloti i ka realizuar 10 gola dhe i ka dhuruar 5 asistime deri tash këtë edicion.
Sipas “Transfermarkt”, vlera e Rashicës është 35 milionë euro.