Klubi i Prodhuesve fillon iniciativën e Rrjetit të Etiketave Private

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Prodhuesve ka filluar iniciativën e Rrjetit të Etiketave Private (Private Label Network Kosovo), që synon të mbështesë, zhvillojë dhe promovojë prodhuesit e etiketave private.

Etiketat Private (Private Label) janë një nga fenomenet më interesante në tregjet e zhvilluara, ku viteve të fundit kanë përjetuar një evolucion të fuqishëm. Pikërisht për këtë fakt, Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka filluar këtë iniciativë e cila synon që të:

• Familjarizoj prodhuesit kosovar me këtë koncept.

• Të rris eksportin e produkteve vendore duke gjetur tregje të reja për prodhuesit.

• Të zhvilloj trajnime për kompanitë të cilat angazhohen me private label.

• Promovimin e kompanive të cilat merren me private label.

• Të zhvilloj strategji të rritjes së biznesit përmes private labels.

• Rris bashkëpunimin në mes të prodhuesve, shitësve me shumicë/pakicë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme