Tashmë është edhe zyrtare që Gianluigi Buffon do të largohet nga Juventusi në fund të këtij edicioni.
Portieri legjendar e ka konfirmuar këtë vet, ndërsa ka thënë se mbetet të shihet nëse do të pensionohet apo do të ketë ndonjë ofertë që ia vlen.
Ekipi nga Serie B, Monza raportohet se e ka kontaktuar portierin 43 vjeçar, përcjell Gazeta Express.
Monza nuk arriti të inkuadrohej në Serie A, duke u eliminuar në play-off nga Cittadella.
Shefi i Monzas, Galliani e ka kontaktuar portierin italian, megjithatë tani për tani nuk ka asnjë ofertë reale me shifra që lidhen me vitet e kontratës