Mesfushori shqiptar i Baselit e kishte një eksperiencë në Itali në të kaluarën, ku kishte luajtur në Palermo.
Pajtim Kasami mund të rikthehet në futbollin italian.
Mesfushori shqiptar është bërë objektiv i Sampdorias.
Klubi italian do të mundohet ta transferojë ish-përfaqësuesin zviceran qysh këtë muaj.
Futbollistit shqiptar nga Maqedoni e Veriut do t’i skadojë kontrata me Baselin gjatë verës që vjen.
Ndërkohë, ai do ta mirëpriste një eksperiencë të re në Serie A, ku kishte luajtur më parë për Palermon, përcjell “Gazeta Express”.
Krahas Italisë, Kasami ka luajtur edhe në Angli me Fulhamin dhe Nottingham Forestin.
Gjithashtu, 29 vjeçari e pati një përvojë edhe në Greqi te Olympiacosi.
E në Zvicër është paraqitur në fanellën e ekipeve si Bellinzona, Luzern, Sion dhe tash Basel.