Klubi kinez mohon arritjen e marrëveshjes me Costan

Prishtinë | 05 Maj 2017 | 09:24 | Nga

Diego Costa mund të shkojë në Kinë këtë verë, por klubi me të cilin ka qenë i lidhur, Tianjin Quanjian, ka lëshuar një deklaratë për të qetësuar spekulimet.

Pronari miliarder i klubit kinez, Shu Yuhui, ushqeu spekulimet të enjten me komentet e tij duke thënë se skuadra nga Superliga Kineze ka siguruar marrëveshje me para-kontratë mbi transferimet e dy ose tre emrave të mëdhenj.

Sulmuesi i Chelseat ishte gjerësisht i zgjedhur si njëri prej atyre emrave të mëdhenj, me raporte që pretendonin se spanjolli i lindur në Brazil kishte vendosur për një rekord të ri në Kinë.

Megjithatë, Tianjin doli të shuajë thashethemet brenda natës, duke lëshuar një deklaratë duke thënë se klubi nuk ka pasur kontakt me yllin e Chelseat dhe kështu nuk ka një kontratë në vend.

“Përsa i përket thashethemeve të gjera që Diego Costa i Chelseat pritet të bashkohet me Tianjin Quanjian, klubi ynë dëshiron të sqarojë se deri më tani nuk kemi komunikuar me Diego Costa në lidhje me një transferim”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi kinez.

“Mbetet të shihet se kush do të na bashkohet në qershor, por unë mund t’ju siguroj se lojtarët e rinj do të jenë në të njëjtin nivel me Costan”, përfundon shkrimi i Tianjin.

Flitej se nga marrëveshja me klubin kinez, Diego Costa do të përfitonte 25 milionë euro, ndërsa Chelsea nga shitja e tij rreth 80 milionë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme