Disa nga anëtarët e Klubit Motocross “Theranda”, sot do të provojnë një sport interesant dhe me rreziqe në një pjesë të malit të Vlorës, përkatësisht do të ngjiten në Majën e Malit të Çikës në Vlorë.
“Mirëpo, para kësaj sfide ata janë pritur nga Prefekti i Qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, i cili jua ka dhuruar dy flamuj njëri i shtetit të Kosovës dhe tjetri i atij Shqiptar. Të dy këta flamuj do të vendosen në Majen e Malit të Çikës në Vlorë”, thuhet në njoftimin e komunës së Suharekës.